Enver Hoxha
Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste).Enver Hoxha Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nënpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër ku dhe ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Faultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës Enver Hoxha la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprundencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri. Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 Enver Hoxha me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi Enver Hoxha në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 Enver Hoxha u zgjodh si anëtar i Komitetit Qëndror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.
Gjatë vitit 1980 Enver Hoxha u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotesisht, dhe u cilesua si diktatori më i egër i gjith vendeve komuniste.
sq.wikipedia
Comments
Agimi
OOO ENVER TI JE NE LULA TE PARAJSES
o ju "GRA"QË FLITNI E SHKRUANI KEQ PER HISTORIN E E.HOXHES mos peshtini ne pus të vjetër,se e lamë ushtrin NC pa komandant--turppp
E ashtu, Sali Berisha p.sh., aj mendon edhe per Kosoven, edhe per Maqedonin, per Shqiptart ne Greqi, ne Mallin e zi dhe per te gjith. E don nje Shqiperi te bashkuar.
Po ki Komunisti i prisht Enver Hoxha, nuk ka asgje prej Komunisteve..uff turp. Dhe qka beni me Kosoven dhe Titon e nenes..