Skip to main content

Ismail Kadare

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Qe ni foto nga Ismail Kadare.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin 'Shekulli im' (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: 'Përse mendohen këto male' (1964), 'Motive me diell' (1968) dhe 'Koha' (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike 'Përse mendohen këto male' (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadare shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Ismail Kadare


Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë"1 pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"2, thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman

sq.wikipedia.org

Comments

Popular posts from this blog

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi Forum: Shpat Kasapi Mp3: Shpat Kasapi Shpat Kasapi ist ein berühmter Albanischer Pop Sänger, der aus Tetove und dort studiert hat. Mädchen lieben ihn, deswegen hassen ihn die Jungs. Das folgende Lied ist frisch von einen der Silvester Dvd´s, wem´s gefällt ;) Shpat Kasapi- Jo nuk e di 2008 - Shkarko Dies ist ein weiteres neues Lied von ihm. Shpat Kasapi - "Kush te nda prej meje" Ein anderes Video Klip. Shpat Kasapi - "Pa Ty S'Jetoj" Sein erstes Lied, noch etwas für die Ladies. Shpat Kasapi

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi Mp3: Leonora Jakupi Leonora Jakupi wurde am 3.März 1978 in Skenderaj geboren, Kosove. Heute ist sie eine der berühmtesten und schönsten Sängerinnen in Albanien. Ihre Karriere begann sie mit 15 Jahren. Ein Lied sang Leonora Jakupi für die Uck, damals beim Krieg im Kosove - namens "A vritet pafajesia". Sie sang dieses Lied für ihren Vater, dieser im Krieg starb. Heute lebt Leonora Jakupi in Prishtine mit ihrer Mutter, Schwester und ihrem Bruder. Im Jahr 2002 kämpfte sie mit ihrer größten Konkurrentin Adelina Ismajli In den Albanischen News gab es zwei Versionen vom Kampf - Die eine von "Bota Sot", diese von der Partei LDK sind und gegen Leonora Jakupi , sie glaubten die Geschichte von Adelina Ismaili. Dann noch das Magazin "Epoka e Re", diese PDk sind, Sie glaubten der Geschichte von Leonora Jakupi . Hm.. ich bin eher der Rugova und Adelina Fan ;) Hier sind einige Video Klips von Leonora. Leonora Jakupi - Nje Kompliment Video NEW Leonora j...

Enver Hoxha

Enver Hoxha Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Enver Hoxha Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nënpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër ku dhe ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Faultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës Enver Hoxha la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprundencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936...