Skip to main content

Skenderbeu

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titullin bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
sq.wikipedia.org

Comments

Popular posts from this blog

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi Forum: Shpat Kasapi Mp3: Shpat Kasapi Shpat Kasapi ist ein berühmter Albanischer Pop Sänger, der aus Tetove und dort studiert hat. Mädchen lieben ihn, deswegen hassen ihn die Jungs. Das folgende Lied ist frisch von einen der Silvester Dvd´s, wem´s gefällt ;) Shpat Kasapi- Jo nuk e di 2008 - Shkarko Dies ist ein weiteres neues Lied von ihm. Shpat Kasapi - "Kush te nda prej meje" Ein anderes Video Klip. Shpat Kasapi - "Pa Ty S'Jetoj" Sein erstes Lied, noch etwas für die Ladies. Shpat Kasapi

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi Mp3: Leonora Jakupi Leonora Jakupi wurde am 3.März 1978 in Skenderaj geboren, Kosove. Heute ist sie eine der berühmtesten und schönsten Sängerinnen in Albanien. Ihre Karriere begann sie mit 15 Jahren. Ein Lied sang Leonora Jakupi für die Uck, damals beim Krieg im Kosove - namens "A vritet pafajesia". Sie sang dieses Lied für ihren Vater, dieser im Krieg starb. Heute lebt Leonora Jakupi in Prishtine mit ihrer Mutter, Schwester und ihrem Bruder. Im Jahr 2002 kämpfte sie mit ihrer größten Konkurrentin Adelina Ismajli In den Albanischen News gab es zwei Versionen vom Kampf - Die eine von "Bota Sot", diese von der Partei LDK sind und gegen Leonora Jakupi , sie glaubten die Geschichte von Adelina Ismaili. Dann noch das Magazin "Epoka e Re", diese PDk sind, Sie glaubten der Geschichte von Leonora Jakupi . Hm.. ich bin eher der Rugova und Adelina Fan ;) Hier sind einige Video Klips von Leonora. Leonora Jakupi - Nje Kompliment Video NEW Leonora j...

Enver Hoxha

Enver Hoxha Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Enver Hoxha Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nënpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër ku dhe ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Faultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës Enver Hoxha la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprundencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936...